Beograd – Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Zorana Luzhanin, ka deklaruar se Ministria ka ndarë 600 milionë dinarë për tekstet falas për nxënësit nga familjet e varfëra dhe me kushte të vështira sociale.

Ajo ka deklaruar se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologik ka realizuar anketën dhe ka grumbulluar të dhëna rreth familjeve me kushte të vështira sociale në Serbi, të cilave iu është e nevojshme ndihma dhe theksoi se këtë vit projekti i teksteve mësimore falas do të zgjërohet edhe në shkollat e mesme.
„Tekstet më herët kanë qenë të qasur për nxënësit e katër klasave të para, ndërsa pastaj kemi kufizuar vetëm për nxënësit e familjeve me kushte të vështira, mëpastaj për nxënësit të cilët janë raste sociale. Të gjithë nxënësit kanë mundur që të paraqiten në maj, ndërsa deri më 20 qershor, do të duhej që të sjellin faktet të cilat Ministria do t`i vërtetojë”, ka thënë Luzhanin.
Në ueb faqen e Ministrisë, egzistojnë informacione rreth teksteve shkollre të cilat i përdor secila shkollë dhe kështu secili nxënës mund më sakt të njoftohet se cila pako i duhet.
Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues