Bujanoc-Një grup multietnik prej 48 të rinjëve nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja filloi një program gjashtë-mujor YouthBuild që do të ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi në udhëheqje dhe punësimin, përgatitjen e tyre në tregun e punës dhe të motivojnë ata që të jenë më aktive në komunitetet e tyre lokale.
Bujanoc-Një grup multietnik prej 48 të rinjëve nga Presheva, Bujanoci dhe Vranja filloi një program gjashtë-mujor YouthBuild që do të ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi në udhëheqje dhe punësimin, përgatitjen e tyre në tregun e punës dhe të motivojnë ata që të jenë më aktive në komunitetet e tyre lokale.
Në ceremoninë që shënoi fillimin e punës me gjeneratën e tretë, e cila u mbajt në qendrën kulturore në Bujanoc folën Kryetari i komunës së Vranjës Zoran Antiq, Shefi i Misionit të Karitasit Luxsemburg Predrag Raniq, drejtor Ekzekutiv i Iniciativës Qytetare Dubravka Velat, Avni Aliti sekretar i Kuvendit Komunal dhe Vjolca Aliu.
"Në vendin ku papunësia e të rinjve është e lartë është e rëndësishme që ata të kenë mundësi për të fituar më shumë përvojë dhe aftësi, në mënyrë që ata mund të gjejnë një punë sa më shpejt të jetë e mundur ose ndoshta fillojnë biznesin e tyre," tha Velat.
Programi, i kryer nga Iniciativa Qytetare për të tretin vit radhazi, ka ndihmuar mbi 100 të rinjve nga jugu dhe jugperëndimi i Serbisë të fitojnë aftësitë e nevojshme për punësim dhe udhëheqje. Këtë vit, si në ato të mëparshmet të rinjtë do të mësojnë se si të jetë aktiv në komunitetet e tyre në mënyrë aktive të kërkojnë punë të fillojnë një biznes apo të shkruajnë një projekt.
Trajnimi do të përfshijë gjuhën angleze dhe aftësitë prezantuese.
Programi është dizajnuar për të të motivuar të rinjtë që të organizojnë aktivitete vullnetare me të cilat ata ndihmojnë komunitetet e tyre.
Në vitet e fundit rinjët romë, shqiptarë dhe serbë së bashku rindërtuan parqet e qytetit , stadionin dhe kopshtin e çerdhes dhe kanë ndarë ndihmë humanitare banorëve të qendrave kolektive.
Aktivistët e "YouthBuild" programi me ndihmën e sipërmarrësve dhe institucioneve i ndërtuan 11 pjerrtësira për personat me aftësi të kufizuara në hyrjet e shkollave dhe institucioneve në Preshevë dhe Bujanovc.Gjithashtu kanë ngjyrosur rrethojat e dy shkollave fillore dhe ato të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë dhe Bujanoc.
YouthBuild ndihmoi shumë njerëz për të thyer barrierat etnike ". Unë e pranoj se në fillim kam pasur paragjykime ndaj shqiptarëve por falë trajnimeve të përbashkëta kam filluar të ndryshojë mendimin tim". tha Milica Markoviq.
Programi YouthBuild është implementuar nga Iniciativa Qytetare ndërsa është mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID),fondacionit Caritas Luxemburg, YouthBuild International, qyteti i Vranjës dhe nga komunat e Bujanovcit dhe Preshevës.
Burimi: Jugpress dhe Trupi koordinues











