Vrajska, Banjë – Gara ndërrajonale e fyelltarëve “Fyelli i artë i jugut të Serbisë” do të mbahet të premten, më 23 qershor, në ora 18, në platonë në mes restoranit “Kiçer” dhe Spitalit Specil në Vrajska Banjë.
Vrajska, Banjë – Gara ndërrajonale e fyelltarëve “Fyelli i artë i jugut të Serbisë” do të mbahet të premten, më 23 qershor, në ora 18, në platonë në mes restoranit “Kiçer” dhe Spitalit Specil në Vrajska Banjë.
Gara është traditë e cila zgjatë që 17 vite, ndërsa organizohet nga Universiteti Popullor në Vrajë.
Pjesëmarrës janë fyelltarët nga Rrethi i Pçinjës, Jabllanicës, Nishit, Pirotit dhe Toplicës. Do të prezentohen në kategoritë burimore dhe modern.
„Në luajtjen burimore fyelltarët prezentohen në veshjet popullore nga vendi i tyre dhe do të luajnë këngën apo vallën nga vendi nga edhe vijnë, përmes orkestrit përcjellës. Sa i përket luajtjes moderne, pjesëmarrësit mund të jenë në veshjet e stilizuara dhe të luajnë ndonjë këngë të komponuar serbe. Kemi edhe kategorinë e tretë të fyelltarëve të rinj të moshës prej 12 deri 16 vjeç, të cilët luajnë pa përcjellje muzikore”, tha Gordana Dimitrijeviq, drejtoresha e Universitetit Popullore.
Në kuadër të manifestimit do të mbahet edhe salloni etno, në të cilën do të prezentohen veshjet tradicionale, lëndë të ndryshme dhe gjësende nga keramika.
Banja e Vrajës është për herë të shtatë nikoqire e këtij manifestimi, ndërsa viteve të mëhershme “Fyelli i artë i jugut të Serbisë” është mbajtur në Vrajë.
Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues











