01.01.2026.

TAKIMI RRETH INVESTITORIT TË PARË TË HUAJ NË KOMUNËN E PRESHEVËS

  • In Lajme
  • 3. June 2016.
  • 33 Views
TAKIMI RRETH INVESTITORIT TË PARË TË HUAJ NË KOMUNËN E PRESHEVËS

Preshevë – Sekretari shtëtëror i Ministrisë së Ekonomisë, Dragan Stevanoviq, dje ka biseduar me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin, rreth sjelljes së investitorit të parë të huaj në këtë territor të pazhvilluar.

„Sëshpejti është paraparë takimi në Ministrinë e Financave me kryetarin e  komunës së Preshevës dhe bashkëpuntorëve të tij, ku do të bisedohet rreth sjelljes së investitorëve të huaj. Në pyetje janë dy projekte: prodhimi i energjisë elektrike nga energjia solare dhe prodhimi i domateve. Qëllimi ynë është avansimi i ekonomisë së këtij qyteti, zhvillimi ekonomik i jugut të Serbisë, zvogëlimi i shkallës së papunësisë dhe punësimi i njerëzve të rinj”, ka thë Stevanoviq.

 „Ky është një hap i madh për komunën e Preshevës. Presheva është njëra ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, kjo do të jetë një ndihmë e madhe për qytetin dhe qytetarët tonë”, ka theksuar kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака