02.01.2026.

“TAKIMET E VENDLINDJES” NË BANJË TË SIJARINËS

  • In Lajme
  • 9. August 2017.
  • 34 Views
“TAKIMET E VENDLINDJES” NË BANJË TË SIJARINËS

Medvegjë – Organizata Turistike e komunës së Medvegjës, nën sponsporizimin e komunës së Medvegjës, në Banjë të Sijarinës ka organizuar manifestimin “Takimet e vendlindjes”. Qëllimi i këtij manifestimi është forcimi në mes diasporës dhe vendlindjes, me elementet e ruajtjes së traditës në këtë vend.

Medvegjë – Organizata Turistike e komunës së Medvegjës, nën sponsporizimin e komunës së Medvegjës, në Banjë të Sijarinës ka organizuar manifestimin “Takimet e vendlindjes”. Qëllimi i këtij manifestimi është forcimi në mes diasporës dhe vendlindjes, me elementet e ruajtjes së traditës në këtë vend.

Në manifestim janë mbledhur numër i madh i mysafirëve nga diaspora, të cilët kanë pasur mundësinë që mirë të angazhohen përmes këngës dhe valleve, si edhe të kënaqen në ushqimet dhe pijet tradicionale të Rrethit të Jabllanicës.

Është premtuar që manifestimi “Takimet e vendlindjes” të jehojë dhe të bëhet tradicional i cili grumbullon të gjithë njerëzit nga Rrethi i Jabllnanicës i cili momentalisht gjenden për punë të përkohshme në Itali, Francë, Zvicërr, Gjermani, Austri, Amerikë, Australi dhe vendet tjera të botës.

Në pauzë të pjesë së programit muzikor të pranishmit i ka përshëndetur Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës.

„Të gjithë ju të cilët jetoni jasht Medvegjës jeni promovuesit më të mirë të vendit tonë. Dëshira e organizatorit është që ky manifestim të bëhet tradicional dhe që sëpaku një herë në vit të grumbullohemi, t`i shkëmbejmë përvojat dhe të gjejmë mënyrat që ta ringjallim Medvegjën, ndërsa unë në emër të vetqeverisjes lokale, ju premtoj që gjithmonë do të jem në gadishmërinë tuaj. Në emër të vetqeverisjel lokale ju ftoj që të investoni para në hapjen dhe zhvillimin e kompanive të vogla dhe të mesme, kështu që me forca të përbashkta ta gjallërojmë vendin tonë të bukur. Theksoj se Medvegja nuk do të ishte kjo po nëse nuk do të ishit ju, të cilët jeni për punë të përkoshme jasht territorit të Jabllanicës së Epërme, ju të cilët pa kursim keni ndihmuar kur është bërë fjalë për punën humanitare dhe donacionet e ndryshme, ndërsa disa nga ju kanë qenë në pozitat e caktuara në shtet dhe kanë ndihmuar që Medvegja të marrë investime të caktuara”, tha Arsiq.

Burimi: OT Medvegja dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka