30.12.2025.

TAKIMET E ARSIMTARËVE ME PËRFAQËSUESIT E INSTITUCIONEVE

  • In Lajme
  • 8. April 2015.
  • 49 Views
TAKIMET E ARSIMTARËVE ME PËRFAQËSUESIT E INSTITUCIONEVE

Pas takimit të parë në shkurt të këtij viti, Shërbimi i Trupit Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, ka organizuar takimin e dytë në mes mësuesëve…

Pas takimit të parë në shkurt të këtij viti, Shërbimi i Trupit Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, ka organizuar takimin e dytë në mes mësuesëve dhe arsimtarëve të cilët ligjërojnë gjuhën serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore në tri komunat me përfaqësuesit e institucioneve arsimore. Takimet janë organizuar në Preshevë dhe Bujanoc, me propozim të arsimtarëve dhe mësuesëve të 16 shkollave fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Takimi i dytë i arsimtarëve është organizuar në bazë të nevojës së shprehur të arsimtarëve dhe mësuesëve të shkollave fillore, të cilët pas takimit të parë kanë shprehur dëshirën që përsëri të organizohet ky aktivitet. Në bazë të komenteve dhe propozimeve të mësuesëve dhe arsimtarëve gjatë takimit të parë, janë formuluar temat e rëndësishme për avansimin e punës së tyre me nxënësit për qëllim të rritjes së kualitetit më të madh të mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare. Mësuesit dhe arsimtarët e shkollave fillore, gjatë trajnimeve njëditore në Preshevë dhe Bujanoc, kanë pasur mundësinë që sëbashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjik dhe Entit për Avansimin e Arsimit dhe Edukimit të thellojnë njohurit e tyre në lidhje me çështjet e rëndësishme të mësimit, lëndës dhe niveleve të arritjeve të nxënësve.

Metoda e punës është formuluar në përputhje me sugjerimet e arsimtarëve nga takimi i mëparshëm. Përpos ligjërimeve, janë organizuar edhe punëtoritë ku arsimtarët dhe mësimdhënësit kanë pasur mundësinë që të japin propozimet e tyre, veçanërisht në lidhje me rezultatet dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në përmirësimin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare.

Ky aktivitet është njëri ndër masat e propozuara të qëndrueshme në “Studimin mbi mundësitë e avansimit të njohurive dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ndërsa është organizuar me mbështetjen e ambasadës së Britanisë së Madhe.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka