02.01.2026.

SVETLLANA TODOROVIQ, KRYESHEFE E ADMINISTRATËS KOMUNALE NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 14. November 2016.
  • 35 Views
SVETLLANA TODOROVIQ, KRYESHEFE E ADMINISTRATËS KOMUNALE NË MEDVEGJË

Medvegjë – “Nuk kam synuar që pas studimeve të kthehem në vendin e lindjes në Medvegjë. Në tregun e punës janë paraqitur vetëm përshkak të disa formaliteteve, por menjëherë pas paraqitjes kam fituar punë”, thotë kryeshefja e Administratës Komunale në komunën e Medvegjës, Svetllana Todoroviq, në të cilën kompetentë është edhe Sektori Financiar, Sektori i Urbanizmit dhe Sektori për Punë të Përgjithshme në komunën e Medvegjës.

Funksioni i saj shikuar nga gjithë aspektet e detyrave dhe përgjegjësisë është i dyti në rradhë në administratën komunale, por ajo këtë pozitë nuk e konsideron si pozitë.

„Unë nuk e konsideroj si funskion, por si punë, për atë se nuk është fjala për pozitë politike. Detyra ime është që të brengosem për ligjshmërinë e punës së administratës, të koordinoj punën, të prezentoj shërbimet komunale pranë Këshillit Komunal dhe Kuvendor, dhe të punoj sipas urdhërave të tyre dhe të ndjek urdhërat dhe udhëzimet kryetarit të komunës”, thotë Svetllana.

Ajo ka lindur në Medvegjë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Nish, ka magjistruar në temën e menaxhimit të tokave, në vitin 2010 në Suedi, në Institutin Teknik Mbretëror në Stokholm, si e vetmja studente nga jugu. Ka ëndërruar për karierë në qytet të madh, ndoshta edhe jashtë shtetit, duke besuar se në Medvegjës e vogël dhe të varfër asnjëherë nuk mund të fitoj punë në profesionin e saj, por as ta gjej veten.

Megjithatë, ka ndodhur çudira. Drejt nga karrika studentore është ulur në vendin e jurists në Entin Republikan Gjeodezik në Medvegjë, ku është marrë me punë juridike.

Ka tërhequr edhe projektin e ndërtimit të Katastrit për Patundëshmëri, kështu që evidence pronësore e patundshmërive asnjëherë nuk ka egzistuar në jugun e Serbisë. Ekipi me të cilin ka punuar ka përfunduar këtë punë në mesin e të parëve në Serbi, në të cilën gjë ndihet krenare, ndërsa studimi në Suedi ka ardhur më vonë.

„Kam ardhur këtu duke kërkuar sfida të reja dhe jam bërë pjesë e ekipit i cili realizon projekte për komunën e vet. Megjithatë, ka qenë e rëndësishme se tek kryetari Arsiq ka njohur udhëheqësin, energjinë e madhe, dëshirën e madhe për të punar diçka të mirë për qytetarët e Medvegjës, ndërsa posaçërisht vlerësoj atë që ka bashkuar ekipin që në të njejtin ritëm marrin frymë dhe të cilët nuk injorojnë punën, por të cilët me seriozitet i përkushtohen punës”, tha kjo grua e re.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka