Beograd – Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka deklaruar se situata në jug të Serbisë është stabile, dhe se janë duke u zhvilluar aktivitetet e rregullta të vetqeverisjes lokale dhe organeve kompetente shtetërore dhe se nuk ka asnjë shenjë të përkeqësimit.
Beograd – Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka deklaruar se situata në jug të Serbisë është stabile, dhe se janë duke u zhvilluar aktivitetet e rregullta të vetqeverisjes lokale dhe organeve kompetente shtetërore dhe se nuk ka asnjë shenjë të përkeqësimit.
„Aktivitetet e rregullta zhvillohen në aspektin e vetqeverisjeve lokale dhe organeve kompetente shtetërore, gjë që tregon edhe takimi i mbajtur në mes përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale të këtyre komunave dhe Trupit Koordinues”, ka thënë Stankoviq pas takimit të Kryesisë së Trupit Koordinues, në të cilën është shqyrtuar ndarja e mjeteve të këtyre komunave nga buxheti për këtë vit.
„Buxheti i përgjithshëm për këto tri komuna është 261 milionë dinarë dhe ai këtë vit është më i lartë për 5,2 milionë dinarë për mjetet transfere. Në këtë buxhet nuk hyjnë mjetet shtesë të cilat Trupi Koordinues i jep këtyre komunave, siç janë 415 bursa për nxënës, bursat studentore dhe subvensione të ndryshme”, ka thënë Stankoviq dhe shtoi se ende vlejnë marrëveshjet rreth ndarjes së mjeteve transfere në këtyre komunave.
Stankoviq ka theksuar se buxheti i vitit të kaluar është realizuar në vlerë prej 96% dhe se mjetet janë harxhuar ashtu siç janë planifikuar.
Ai ka thënë se vazhdojnë bisedimet rreth shtatë pikave, të cilat janë ndërprerë në vitin 2013, dhe të cilat i përkasin të gjitha segmenteve të jetës, si nga shëndetësia, përmes arsimimit dhe deri tek jurisprudenca.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se rritja e buxhetit është një lajm i mirë për komunat e jugut, por se nuk mund të thuhet se është e mjaftueshme, kur shikohen nevojat e tri komunave në të cilat bien në mesin e më të pazhvilluarave në Serbi.
„Rritja prej gjashtë milionë dinarëve është vullnet dhe shenjë e mirë, mirëpo nuk mbulon të gjitha nevojat tona”, ka thënë Arifi, duke theksuar se është i kënaqur me rritjen e përqindjes së ndarjes.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur kënaqësinë e ndarjes së subvensioneve për bizneset lokale private në Bujanoc dhe Preshevë.
„Është e rëndësishme rritja e buxhetit për investime, por është e nevojshme që në buxhetin e ardhshëm të parashihen mjete për komunat më të pazhvilluara, ku papunësia është mbi 60 përqind”, tha Kamberi.
Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka deklaruar se takimi është zhvilluar në një frymë të mire, duke u biseduar për planet e ndarjes së mjeteve transfere për këtë vit dhe se marrëveshja rreth kësaj sëshpejti do të arrihet.
Burimi: Tanjug, Beta, FoNet, Politika dhe Trupi Koordinues











