01.01.2026.

STANKOVIQ: NDIHMA E UE-SË PËR PROJEKTE EKONOMIKE

  • In Lajme
  • 3. October 2016.
  • 34 Views
STANKOVIQ: NDIHMA E UE-SË PËR PROJEKTE EKONOMIKE

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka thënë se me shefin e sektorit II të operacioneve të Delegacionit të UE-së, Shtefen Hudolinin dhe përfaqësuesit e Progresit Europian ka biseduar rreth projekteve ekonomike të cilat “me vetqeverisjen lokale dhe përfaqësuesit e Progresit Europian duhet t`i realizojmë në periudhën e ardhshme”.  

„Kemi analizuar projektet e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, maternitetin në Preshevë dhe programin e mësimit të gjuhës serbe dhe kemi konkluzuar se këto janë aktivitete të përbashkëta shumë të rëndësishme të cilat ndikojnë në punën në këto komuna dhe kemi pasur jehonë të madhe tek banorët”, ka thënë Stankoviq.

„Jemi marrë vesh që të mbajmë takime të përbashkëta dhe t`i mundësojmë që në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të realizojnë investime”, ka thënë Stankoviq dhe ka shtuar se “kjo ka rëndësi konkrete edhe në Banjën e Sijarinës, gjë që mundëson hapen vendet e punës dhe kapacitetet prodhuese.

Ai ka thënë se kjo i përket edhe fabrikës së “Jugokopit”, e cila më “herët ka qenë shumë e suksesshme në prodhimin e mishit”.

Stankoviq mendon se është e nevojshme që edhe në Preshevë “të kryhet shikimi në objeketet egzistuese”.

„Në këtë hapësira Unioni Europian ka ndarë shumë mjete të rëndësishme. Vetëm interesimi dhe qëndrimi i tyre dhe biseda me këta njerëz të cilët udhëheqin vetqeverisjet lokale tregon se ata janë të gatshëm që të investojnë”, ka thënë Stankoviq.

Tema e takimit të ardhshëm me me përfaqësuesit e Delegacionit të UE-së, Progresit Europian dhe vetqeverisjeve lokale të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të jetë shqyrtimi i mundësisë së sigurimit të investimeve për hapjen e vendeve të reja të punës, para së gjithash krijimit të kushteve për revitalizimin e kapaciteteve prodhuese në “Jugokopin” e Bujanocit, ka deklaruar në Bujanoc kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, pas përfundimit të bisedës me shefin e sektorit të dytë të operacioneve të Delegacionit të UE-së, Shtefen Hudolinin.

Burimi: Jugpres, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака