28.12.2025.

STAKOVIQ DHE AMBASADORI I FINLANDËS NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 10. February 2014.
  • 40 Views
STAKOVIQ DHE AMBASADORI I FINLANDËS NË BUJANOC

Të premten më 7.shkurt kryetari i Trupit Koordinues, prof. Zoran Stankoviq është takuar në Bujnoc me ambasadorin finlandez, Peka Orpanën. Kjo ishte vizita e parë e Orpanës në Bujanoc dhe mundësia që të njihet me aktivitetet e Trupit Koordinues…

Të premten më 7.shkurt kryetari i Trupit Koordinues, prof. Zoran Stankoviq është takuar në Bujnoc me ambasadorin finlandez, Peka Orpanën. Kjo ishte vizita e parë e Orpanës në Bujanoc dhe mundësia që të njihet me aktivitetet e Trupit Koordinues për përmirësimin e shumë aspekteve së jetës të banorëve të këtyre komunave.

Profesori Stankoviq dhe ambasadori Orpana kanë vizituar dy shkollat e mesme në Bujanoc – „Sveti Sava“ dhe „Sezai Surroi“, ku kanë biseduar me drejtorët dhe stafin drejtues të këtyre institucioneve. Vizitat në shkollat janë pjesë e projektit „Agora 2“ të cilën e realizon Qendra për regjionalizëm nga Novi Sadi, me qëllim të arritjes të një bashkëpunimi më të madh në mes këtyre shkollave nëpërmjet krijimit të kooperativave të shkollave të mesme, përmes të cilës nxënësit nga Bujanoci sëbashku do të punojnë për të nxjerr revistën e tyre.

Pas vizitave të shkollave të mesme profesori Stankoviq dhe ambasadori Orpana, sëbashku me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, drejtorin e Qendrës për regjionalizëm, Aleksandar Popovin dhe shefin e zyrës OSBE-së në Bujanoc, Erik Menton, kanë marrë pjesë në tribunën me temë tejkalimi i distancave ndëretnike.

Folësit e tribunës kanë porositur nxënësit e shkollave të mesme se është i nevojshëm krijimi i një bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjellë, ndërsa ambasadori i Finlandës ka shtuar se për këtë është kyçe njohja e gjuhës zyrtare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shfrytëyohen mundësitë të cilat i ofrohen të rinjëve.

Burimi: Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka