02.01.2026.

SOT FILLON PAGESA E KREDIVE DHE BURSAVE TË NXËNËSVE

  • In Lajme
  • 2. February 2017.
  • 36 Views
SOT FILLON PAGESA E KREDIVE DHE BURSAVE TË NXËNËSVE

Beograd – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Serbisë ka njoftuar se sot fillon pagesa e kredive dhe bursave të nxënësve për 12.052 nxënës, të cilët janë zgjedhur në konkurs.

Beograd – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Serbisë ka njoftuar se sot fillon pagesa e kredive dhe bursave të nxënësve për 12.052 nxënës, të cilët janë zgjedhur në konkurs.

Vlera mesatare e bursave dhe kredive të nxënësve është 5.400 dinarë, ndërsa nxënësit bursat dhe kreditë do të marrin për nëntor dhe dhjetor. Siç është theksuar, përdoruesve do t`i paguhen 10.800 dinarë. Nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, për pagesën e bursave dhe kredive të nxënësve për dy muaj janë ndarë gjithsej 132.321.600 dinarë.

Sot fillon edhe pagesa e bursave dhe kredive studentore për 20.747 studentë, të cilët janë zgjedhur në konkurs. Vlera mujore e bursave dhe kredive studentore është 8.400 dinarë, ndërsa vlera e përgjithshme të cilën e marrin për dy muaj është 16.800. Nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për pagesën e bursave dhe kredive studentore për dy muaj janë ndarë gjithsej 348.541.600 dinarë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka