28.12.2025.

SITUATA NË MEDVEGJË ËSHTË E QËNDRUESHME

  • In Lajme
  • 16. April 2020.
  • 45 Views
SITUATA NË MEDVEGJË ËSHTË E QËNDRUESHME

Medvegjë – Goran Ivanoviq, nënkryetari i Komunës së Medvegjës dhe Zëvendës i komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme tha se situata në Medvegjë është e qëndrueshme.

Medvegjë – Goran Ivanoviq, nënkryetari i Komunës së Medvegjës dhe Zëvendës i komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme tha se situata në Medvegjë është e qëndrueshme.

 “Ne kemi pasur dy raste pozitive dhe për fat të keq një person ka ndërruar jetë. Ata që kanë qenë në kontakt me ta rreth 35 persona janë   në vetizolim  , por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka raportuar të ketë probleme me frymëmarrjen. Përveç tyre, janë 65 vetë  në vetizolim  dhe janë ata që kanë ardhur nga jashtë.

Ivanoviq ka thënë se kalimi administrative në Mutivodë drejt Kosovës e Metohisë funksionon, por që njerëzit i shmangen kësaj, sepse të gjithë ata që kalojnë përmes tij vendosen në vetizolim.

 " Kalimi nuk ka ndonjë intensitet, pasi një automjet herë pas here kalon nëpër të," tha Ivanoviq.

Sipas tij, të gjitha masat e nevojshme janë duke u zbatuar në komunën e Mevdeđa me vullnetarë,  institucione, Shtëpinë e shëndetit , Kryqin e Kuq si dhe me Qendrën për Punë Sociale.

"Këto janë të gjitha aktivitetet për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, vullnetarët dalin në terren duke mbajtur ushqim dhe ndihmë. Ne jemi një qytet me më pak se 5.000 banorë, ndërsa qytetarët mbi moshën 70 vjeç nuk mund të dalin jashtë, kështu që ne përpiqemi të plotësojmë nevojat e tyre. Ne gjithashtu dezinfektuam rrugët dhe institucionet publike, ndërtesat,  sportelet e postës  dhe shkollat. Do gjë është praktikisht e gatshme të fillojë punën menjëherë pasi kjo të ndalet. Do të doja të falënderoja të gjitha bizneset dhe kishën që na ndihmuan të dhurojmë disa pako për të moshuarit, "tha Ivanoviq.

Duke pasur parasysh faktin se komuna e Medvegjës mbulon një zonë të madhe, problemi ynë më i madh është se si të arrijmë tek familjet e moshuara.

"Nuk ka shumë banorë në 524 kilometra katrorë, ku shumica e familjeve janë të moshuar , dhe transporti publik është ndërprerë dhe tani ata nuk kanë mundësinë e transportit. Kjo është arsyeja pse pushteti lokal me vullnetarët e tij është këtu për të përmbushur nevojat e tyre, "tha Ivanoviq.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka