02.01.2026.

SI DERI TEK PJESËMARRJA AKTIVE E BASHKËSISË NË MEDIA

  • In Lajme
  • 9. November 2016.
  • 36 Views
SI DERI TEK PJESËMARRJA AKTIVE E BASHKËSISË NË MEDIA

Bujanoc – Konferenca e dytë për të mediat dhe prespektivat e mediave është mbajtur në Bujanoc. Konferencën e ka organizuar Misioni i OSBE—së në Serbi, ndërsa ka qenë e dedikuar edhe marketingut dhe menaxhimit, përkatësisht mjeteve për pjesëmarrje aktive të bashkësisë në media.

Është biseduar për mediat në gjuhën e pakicave, rreth mediave të sektorit civil por edhe rreth hulumtimit të marketingut të punëve të ndryshme teknike. Gazetarët nga mediat lokale, para së gjithash nga jugu i Serbisë dhe nga Kosova e Metohia kanë shkëmbyer mendimet dhe përvojat nga rrethi i tyre.

Gjakomo Bosisio, shefi i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, ka përsëritur se Misioni i OSBE-së në Serbi përkah liritë mediatike dhe ka theksuara se mediat lokale në kohën kur mjedisi i biznesti bëhet gjithnjë e më i komplikuar, kanë rol të kyç në mardhëniet me vetqeverisjen lokale. Ai ka thënë se shpreson që mediat lokale të arrijnë që të mbijetojnë në tregun mediatik dhe të gjithë duhet të kenë pozita të barabarta fillestare.

Mitko Jakovlevski, eksperti mediatik, duke folur rreth formateve të suksseshme të radiove, ka thënë se radiot lokale kanë ardhmëri dhe kështu përkrahi prezentimin në temën e mekanizmin në mënyrë që të sigurohen mjetet për funskionimin normal të këtyre mediave elektronike.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tha se është i nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive me mediat. Sipas mendimit të tij, mediat lokale do të duhej më shumë të mirren me gazetari hulumtuese.

Në këtë takim kanë marrë pjese edhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues.

Burimi: Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака