Ftesa i bëhet kandidatëve që kanë njohuri nga fusha e drejtësisë, ekonomisë, shkencave politike apo shkencave shoqërore të nivelit të shkollimit të mesëm apo universitar.
Ministria për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave do të organizojë për maksimalisht pesë kandidatë/kandidate program gjashtëmujor të punës praktike në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave apo Sekretariatin Krahinor të Krahinës Autonome të Vojvodinës.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë letrat motivuese si dhe dokumentacionin tjetër shtesë:
1. diplomën e shkollës së mesme apo vërtetimin e fakultetit
2. çertifikatën e lindjes
3. çertifikatën e nënshtetësisë
Njohja e gjuhës shqipe do të mirret në konsideratë gjatë procesit të seleksionimit.
Afati për aplikim është 18 tetori 2010.
Aplikacionet duhet të dorëzohen me anë të postës elektronike në gordana.govedarica@ljudskaprava.gov.rs apo me anë të postës në adresën e Departamentit për Përmirësimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Bulevar Mihajla Pupina 2, 11 000 Beograd.
Luten kandidatët që të përmendin në mënyrë të qartë këtë shpallje ne letrën e tyre motivuese.
Vetëm kandidatët që hyjnë në listë të ngushtë do të thirren në intervistë.
Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë.