Bujanoc – Mbrëmjen e kaluar të reshuarat e mëdha në Bujanoc dhe pengesave të sistemit të kanalizimit që të pranoj sasitë e mëdha të ujit kanë shkaktuar vërshimet në katin përdhes të shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc.
Bujanoc – Mbrëmjen e kaluar të reshuarat e mëdha në Bujanoc dhe pengesave të sistemit të kanalizimit që të pranoj sasitë e mëdha të ujit kanë shkaktuar vërshimet në katin përdhes të shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc. Uji përshkak lagështisë dhe llumit të mbetur, është derdhur para fillimit të mësimit, nxënësit e klasave të dytë janë kthyer në shtëpi. Drejtoresha e shkollës Biserka Joviq thotë se mësimi do të zëvendësohet në të shtunën e ardhshme.
Janë vërshuar kabineti për informatikë, hoteleri dhe klasat dhe hapësirat e tjera në katin përdhesë të pjesës së shkollës, i cili deri më tani është vërshuar disa herë, gjithmonë me një reshje pak më të mëdha.
“Me fat që deri më tani uji nuk e ka kapluar edhe salla e edukatës fizike e cila më herët është sanuar nga pasojat e vërshimeve të mëhershme. Në shkollë momentalisht është ndërprerë rryma. Presim ndihmën e vetqeverisjes lokale. Është e nevojshme që në të ardhmen të realizohen punimet e nevojshme në mënyrë që të shmanget nga çdo situatë tjetër e tillë”, tha drejtoresha Joviq.
Për nxënësit e klasave të fundit janë krijuar kushtet e nevojshme për nënshtrim normal të provimit të maturës, të cilat janë në vazhdë dhe të cilat realizohen në mësojtoret nëpër kate. Ligjerata në ndrrimin e dytë do të fillojnë në të njejtën kohë sikur ditëve shkuara.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











