02.01.2026.

SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM KA PUBLIKUAR FTESAT PUBLIKE PËR NDARJEN E SUBVENSIONEVE PËR VETËPUNËSIM

  • In Lajme
  • 8. February 2017.
  • 38 Views
SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM KA PUBLIKUAR FTESAT PUBLIKE PËR NDARJEN E SUBVENSIONEVE PËR VETËPUNËSIM

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Shërbimi Nacional për Punësim ka shpallur ftesat publike për ndarjen e subvensionee për punësim, për punësimin e personave të papunësuar nga kategoritë e rënda për punësim në vendet e reja të hapura të punës, si edhe për pagat për personat me invaliditet pa përvojë pune në vitin 2017.

Vlera e subvensioneve për vetëpunësim, e cila ndahet si ndihmë e njëhershme, është 180.000 dinarë, 200.000 dinarë në rastin e vetëpunësimit të tepricave të punësuarve, ndërsa 220.000 për personat me invaliditet.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës me biznes planin për punësim është deri më 10 prill. Ftesa publike për të punëdhënësit për ndarjen e subvensioneve për punësim të personave të papunë nga kategoritë e rënda për t`u punësuar në vendet e reja të hapura të punës, siç është theksuar në konkurs, është e hapur deri në ditën e harxhimit të mjeteve, përkatësisht më së voni deri më 30 nëntor 2017, ndërsa shuma e subvensionit sillet rreth 150.000 deri 300.000 dinarë.

SHNP ka shpallur edhe konkurset publike për organizimin e realizimit të punimeve në të cilat angazhohen personat e papunë, si edhe për personat e papunë me invaliditet dhe për refundimin e harxhimeve për përkrahjen e personave me invaliditet të cilët punësohen nën kushtet e posaçme në këtë vit. Janë shpallur edhe ftesat publike për realizimin e programit të praktikës profesionale, inkurajimit të diturive praktike për personat e jokualifikuar, si edhe arritjen e diturive praktike për tepricat e të punësuarve dhe personat e papunësuar për një kohë të gjatë të cilët janë në evidencën e të papunësuarve më gjatë se 18 muaj.

Për më shumë informacione mund t`i gjeni në këtë adresë: http://www.nsz.gov.rs/live/trazite-posao/dok-trazite-posao/programi/subvencija_za_samozapo_ljavanje.cid255

Burimi: SHNP dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака