29.12.2025.

SHEFI I MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI AMBASADORI PETER BURKHARD: PROBLEMET E ZHVILLIMIT EKONOMIK, ARSIMOR, MBROTJES SHËNDETËSORE DHE INTEGRIMIT TË PAKICAVE KOMBËTARE JANË TEMAT KRYESORE NË JUGUN E SERBISË

  • In Lajme
  • 9. February 2015.
  • 33 Views
SHEFI I MISIONIT TË OSBE-SË NË SERBI AMBASADORI PETER BURKHARD: PROBLEMET E ZHVILLIMIT EKONOMIK, ARSIMOR, MBROTJES SHËNDETËSORE DHE INTEGRIMIT TË PAKICAVE KOMBËTARE JANË TEMAT KRYESORE NË JUGUN E SERBISË

I pyetur rreth rreziqeve të ndikimit të islamizmit radikal në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Burkhard është përgjigjur se kjo “është çështje globale”, e cila nuk mund të theksohet konkretisht në jugun e Serbsë, por as në tërë Serbinë.

I pyetur rreth rreziqeve të ndikimit të islamizmit radikal në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Burkhard është përgjigjur se kjo “është çështje globale”, e cila nuk mund të theksohet konkretisht në jugun e Serbsë, por as në tërë Serbinë.

Mirëpo, pa dyshim në atë se liderët politikan dhe fetar kanë shumë rëndësi të madhe në parandalimin e radikalizmit të të rinjëve, ka theksuar Burkhard.

Ai ka thënë se nga ana tjetër “për një kohë të gjatë egziston trend i theksuar i largimit ose migrimit të qytetarëve nga jugu i Serbisë, kryesisht në drejtim të vendeve të Evropës perendimore”.

“Në atë aspect, mund të indentifikohen dy faktorë, njëri i cili tërheq dhe tjetri i cili shtynë në drejtim të emigrimit. Ai faktor i cili tërheq sigurisht që është atraktiviteti i jetës dhe punës në vendet e zhvilluara, ndërsa ai që i shtynë ata është situata e rëndë ekonomike në rajon në të cilin jetojnë”, ka thën Burkhard.

“Gjithsesi që egzistojnë probleme të mëdha ekonomike”, ka shtuar ai duke deklaruar se “Serbia ka marrë reforma ekonomike për qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”.

“Mirëpo, në të gjitha reformat egziston çmimi të cilin duhet t’a paguani në mënyrë që arritni deri tek shpërblimi për reformat e zbatuara”, ka thënë Burkhard me “shpresë që të minimizohet ai factor i cili shtyn njerëzit nga këtu dhe t’i tërheq njerëzit që sëpari të qëndrojnë aty ku janë”.

Duke komentuar reformën e ligjëshmërisë mediatike, Burkhard ka rikujtuar se Serbia vitin e kaluar ka “miratuar një sërë ligjesh themelore nga fusha mediatike”, të cilat nënkutpojnë privatizimin dhe transformimin e gjitha mediave të cilat kanë qenë deri më tani në pronësi të shtetit, veçanërisht të atyrëve pushteve lokale dhe komunale.

“Egzistojnë shumë shtëpi mediatike të cilat finansohen nga komunat, mirëpo kjo nuk do të jetë më e mundur”, ka theksuar Burkhard duke folur rreth ndikimit të ligjit në punën e mediave në mjediset multietnike.

Burkard akoma mendon se “me pak dozë kreativiteti”, egziston mundësia për finansimin e këtyre mediave, përmes aktiviteteve të tyre projektuese, me shpresë se ato të mbeten në shumë gjuhë dhe multietnike.

Në pyetjen rreth bisedimeve në mes të liderëve politik shqiptar nga jugu i Serbisë dhe pushtetit në Beograd, në bazë të dokumentit shtatë pikësh, të cilat bisedime ishin ndërpreë në vitin 2013, Burkhard ka theksuar se në ndërkohë ka pasur kontakte dhe se disa rezultate pozitive janë kryer.

“Ne gjithsesi pa marrë parasyshë në gjithë ate, përkrahim përpjekjet që sa më parë edhe formalisht të fillojnë të vazhdohen këto bisedime”, ka thënë Burkhard duke rikujtuar se OSBE-ja për 14 vite punon në jugun e Serbisë nëpërmjet zyrës në Bujanoc.

“Gjithsesi se për këto 14 vite është arritur përparim i jashtëzakonshëm në jugun e Serbisë”, ka thënë Burkhard dhe ka cekur krijimin e policisë multietnike, zgjedhjet e vitit 2002, pjesëmarrjen e përfaqësuesve shqiptar në zgjedhjet në nivele në Serbi, si dhe formimin e këshillave nacional për pakica kombëtare.

“Pa marrë parasysh në atë se egzistojnë edhe shumë probleme, dokumenti në shtatë pika praktikisht përshkruan të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar në jugun e Serbisë”, thekson Burkhard.

Megjithatë, ai ka porositur se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe shumica e të cilëve momentalisht gjinden në atë, duhen të mirren vetëm me çështjet të cilat sipas ligjit janë në kompetencë të këshillave nacionale.

Burimi: Akter dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака