Medvegjë – Me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe komunës së Medvegjës, Organizata Turistike e komunës së Medvegjës dhe Spitali Special i Rehabilitimit „Gejzer“ në Banjë të Sijarinës organizuan me sukses…
Medvegjë – Me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe komunës së Medvegjës, Organizata Turistike e komunës së Medvegjës dhe Spitali Special i Rehabilitimit „Gejzer“ në Banjë të Sijarinës organizuan me sukses "Netët e Gejzerit" të 21 me rradhë. Kjo ngjarje paraqet ngjarjen qendrore turistike për komunën e Medvegjës dhe zgjati nga 28 korriku deri më 2 gusht.
Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës, është i kënaqur me organizimin dhe vizitën që u rrit nga dita në ditë.
Në komunën e Medvegjës është zhvilluar në të njëjtën kohë turneu i futbollit tradicional "Banja e Sijarinës 2018". Turneu zgjati tre ditë, dhe finale u mbajt në ditën Kuvendit të Shën Ilijës në Banjë të Sijarinës, më 2 gusht. Trofe dhe çmime i ka dorëzuar presidenti i Federatës Sportive të Medvegjës, Branislav Manasijeviq.
Kryetari i komunës, Nebojsha Arsiq, tha se "Netët e Gejzerit“, janë ngjarja qendrore për komunën e Medvegjës, por jo të vetmët. Në këtë fundjavë u mblodhën në njerëzit nga diaspora, të shtunën në mbrëmje në Banjë të Sijarinës shoqata e përbashkët kanë organuar për banorët shqiptar të diasporës, ndërsa në dielen në mbrëmje edhe „Takimet në atdhe“ të cilat lidhin diasporën serbe dhe qytetarët e rrespektuar të cilët kanë shkuar jashtë vendit të tyre të lindjes.
„Festivali Internacional i Folklorit të Medvegjës 2018“ do të mbahet më 15 dhe 16 gusht, kur do të prezantohen shoqëritë folklorike nga Polonia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia.
„Kazani i Artë“ tradicional, manifestimi „Nën saç“ dhe „Vera Kulturore“ janë rezervuar në fund të gushtit, kështu që oferta turistike e komunës së Medvegjës është e pasur dhe e llojllojshme.
Burimi: Qendra Informative Jugore dhe Trupi Koordinues i Medvegjës











