02.01.2026.

SERBIA NGA UE-JA DERI MË TANI KA FITUAR 50 MILION EURO PËR REFUGJATË DHE EMIGRANTË

  • In Lajme
  • 23. January 2017.
  • 31 Views
SERBIA NGA UE-JA DERI MË TANI KA FITUAR 50 MILION EURO PËR REFUGJATË DHE EMIGRANTË

Beograd, Preshevë – Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 7.3 milionë eurove me Ministrinë për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigrim dhe Ministrinë për Punë të Brendshme…

Beograd, Preshevë – Komisioni Europian ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 7.3 milionë eurove me Ministrinë për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigrim dhe Ministrinë për Punë të Brendshme, të cilat do të shfrytëzohen për sigurimin e akomodimit adekuat për refugjatë dhe emigrantë, financimin e harxhimeve operative për qendrat private dhe tranzite, si edhe qendrat për të mitur pa kujdesin e kujdestarit, dhe për pagesën e pagave të personelit të plotësuar të angazhuar.

Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM), në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin serb ka filluar implementimin e kontratës së nëshkruar me UE-në, në kuadër të të cilës do të sigurohet përkrahja në vlerë prej rreth pesë milionë eurove për sigurimin e akomodimit adekuat dhe kushteve themeleore jetike për emigrantët dhe refugjatët, dhe përmes renovimin të qendrave pranuese dhe ofrimit të kujdesit themelor medicinal për emigrantë.

Kjo përkrahje do të lehtësoj kthimin human dhe të dinjitetshëm të emigrantëve në qëllim vullnetar, dhe riatdhesimin e kërkuesëve të rrefuzuar t azilit dhe emigrantët e parregullt të cilët dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, ambasadori Majkëll Devenport ka deklaruar : “Jam i bindur se Serbia, duke faleminderuar ndihmës plotësuese, do të vazhdoj që të zgjidh krizën emigruese në mënyrë humane dhe të përgjegjësshme, gjë të cilën e ka bërë prej shtatorit të vitit 2015. UE-ja do të vazhdoj të përkrahën Qeverinë e Serbisë dhe pushtetet lokale dhe në mënyrë të ngushtë do të bashkëpunoj me ofruesit e tjerë të ndihmës”.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака