Bujanoc – Nuk është lehtë që grua e cila merret me biznes në Bujanoc përshkak të vështërsive të tëra të cilat i përkasin pabarazisë gjinore dhe mungesën e përkrahjes së qeverisë lokale.
Bujanoc – Nuk është lehtë që grua e cila merret me biznes në Bujanoc përshkak të vështërsive të tëra të cilat i përkasin pabarazisë gjinore dhe mungesën e përkrahjes së qeverisë lokale.
Megjithatë, në Bujanoc egziston gruaja e cila ka pranuar sfidat e kësaj kohe dhe mentalitetit tradicional, ndërsa me vite të tëra funksionojnë në biznes, shkruan portali Titulli.
Sadije Spahiju është pronare e lokalit në Bujanoc i cili mirret me qepjen dhe shitjen e fustaneve dhe veshjeve tradicionale të shqiptarëve, serbëve dhe romëve.
Ajo për portalin Titulli ka deklaruar se në këtë biznes është aktive që 11 vite.
Pa marrë parasysh në sfidat me të cilat është ballafaqur, asnjëherë nuk është ndalur të punoj, ndërsa tani në punë i ka përfshirë edhe vajzat, kështu që biznesi i saj është bërë profesion familjar.
„Nuk është aspak e lehtë si grua të merresh me biznes në Bujanoc. Megjithatë, unë i ka kaluar të gjitha sfidat dhe vështirësitë në mënyrë që të arrij qëllimin e caktuar dhe shumë jam e knaqur më punën time”, ka deklaruar Sadija.
E pyetur se sa është e knaqur me përkrahjen e institucioneve lokale, ajo është përgjigjur që për gjitha partitë të cilat deri kanë qenë në qeveri ka vetëm fjalë miradije.
„Jam shumë e knaqur me përkrahjen e komunës dhe aspekteve tjera të ndihmës së ofruar për blerjen e mjeteve për punë, makinës për qepje, pajisjeve për hekurosje dhe pajisjeve tjera”, tha Sadije Spahiju, sipërmarrëse nga Bujanoci.
Burimi: Titulli, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











