Nish – Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, sëbashku me bashkëpuntorët e tij, dje në në selinë e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse (SRHC) në Nish, i morri çelsat e pesë autocisternave për fikjen e zjarrit, të cilat i ka siguruar Rusia për Serbinë.

Nish – Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, sëbashku me bashkëpuntorët e tij, dje në në selinë e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse (SRHC) në Nish, i morri çelsat e pesë autocisternave për fikjen e zjarrit, të cilat i ka siguruar Rusia për Serbinë.
Një automjet menjëherë do të dërgohet në Preshevë, ndërsa tjetri në Kanjizhë, ku gjenden refugjatët, është thënë gjatë dorëzimit të çelsave, ndërsa çelsat e tre automjeteve do të dërgohen në parqet nacionale.
Stefanoviq duke faleminderuar këtë donacion tha se ky është vetëm një hap i bashkëpunimit të përbashkët i cila do të zhvillohet më tej përmes modeleve të reja.
Ai ka kujtuar ndihmën e Qendrës në zjarret që kanë ndodhur viteve tjera dhe vërshimeve të vitit të kaluar, kur pjesëtarët e SRHC-së të parët kanë dal në ndihmë, si edhe ndihmwn që Qendra i ka treguar nw kujdesin e refugjatëve duke dhënë shatora, mbulesa dhe gjeneratorw.
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alleksandar Çepurin ka thënë se ky është një gjest simbolik, por i sinqertë dhe i hapur, duke shtuar se ndihma do të dërgohet në vendet ku gjenden refugjatët.
Kryeshefi i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme, Predrag Mariq, wshtw faleminderuar për ndihmën, për të cilën tha se është ndihmë e madhe, duke shtuar se automjetet iu janë të nevojshme këtij sektorit.
Vlera e pesë autocisternave është rreth tre milion dollarëve, ndërsa vlera e katër moduleve për shuarjen e zjarreve në vendet e paarritshme është rreth 80.000 dollarëve.
Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues











