02.01.2026.

RTS: DO T`I RESTAUROJMË REPERTITORËT NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 9. November 2017.
  • 43 Views
RTS: DO T`I RESTAUROJMË REPERTITORËT NË MEDVEGJË

Leskoc – “Është e papranueshme që populli jonë në jug të Serbisë mund të dëgjoj Radio Temishvarim, ndërsa jo Radio Beogradin. Duke marrë parysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e ngjarjeve në jugun e Serbinë. RTS-i, si servis publik…

Leskoc – “Është e papranueshme që populli jonë në jug të Serbisë mund të dëgjoj Radio Temishvarim, ndërsa jo Radio Beogradin. Duke marrë parysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e ngjarjeve në jugun e Serbinë. RTS-i, si servis publik, duhet që këtë pjesë të vendit tonë duhet t`i kushtoj më shumë rëndësi”, tha në Leskoc kryetari i Këshillit Programor të RTS-it, Millovoje Pavlloviq.

Ai në fillim të debatit publik mbi përmbajtjen programore të RTS-it, gjatë të cilës është dikstuara rreth programit për fëmijë dhe të rinjët dhe rreth të cilës si përmbajtje programore të RTS-it i kënaqin nevojat kulturore të qytetarëve, ka premtuar që servisi publik do të investoj teknologjikisht në jugun e Serbisë.

„Është e papranueshmë që Radio Beogradi të mos dëgjohet në Medvegjë. Pamundësia e përcjelljes së programit të RTS-it zgjatë që 17 vjet, që nga bombardimi, kur nga 19 transmentues të mëdhenj televizive dhe radio, 17 janë shkatrruar. Jugu i Serbisë është territor shumë i ndjeshëm dhe unë në Beograd do të përpiqem për një tretman më të mirë për këtë territor. Nuk shoh arsye përse nuk mundet të gjenden mjete për vendosjen e transmentuesve në këtë territor, si edhe më duket se temat rajonale dhe lokale mund më mirë të trajtohen në programet qendrore të RTS-it”, tha Pavloviq.

Pavlloviq tha se është interes publik që RTS të prodhoj dhe emitoj programe të kualitetit të lartë, që ky program të mos jet i një anshëm politik, kulturor dhe etnik, që të jet i qasur për të gjithë qytetarët nën kushtet e barabarta, duke marrë parasysh se atë që qytetarët përmes taksave të sigurohen kushtet për punë.

Diskutimet publike rreth programit të RTS-it organizohen përmes ndihmës së Misionit të OSBE-së në Serbi.

Pas Novi Sadit, ky është debate i dytë të cilin RTS-i e organizon në Serbi, ndërsa i treti debat përfundimtar do të mbahet javën e ardhshme në Beograd.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака