Medvegjë – Në takimin e kryeministrit Vuçiq dhe ministrave me kryeshefat e pesë rretheve, si edhe me kryetarët e qyteteve dhe komunave të juglindjes së Serbisë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili me këtë rast ka theksuar problemin e infrastrukturës në komunën e Medvegjës.

“Kam theksuar problemin e infrastrukturës, përkatësisht rrugës në mes Medvegjës dhe Lebanit, e cila është në gjendje katastrofale. Një pjesë e saj është rregulluar, mirëpo ka mbetur edhe disa kilometra për rikonstruktuim. Pastaj kam theksuar problemin e minierës Lece, sepse më 8 nëntor, do të arrihet kontrata me kompaninë “Life Stone Capital”, gjë shumë e rëndësishme, sepse e ardhmja e minierës sëbashku me të ardhmen e Medvegjës, sepse në të janë të punësuar 380 punëtorë”, ka thënë Arsiq.
Kryetari i komunës së Medvegjës prej kryeministrit Aleksandar Vuçiq ka marrë premtim që Qeveria e Republikës së Serbisë do të ketë mirëkuptim për komunën e Medvegjës dhe do të mundohet që t`i ndihmoj.
Arsiq ka shtuar se kryeministrit Vuçiq i ka prezentuar edhe potencialet e Banjës së Sijarinës të cilat mund të shfrytëzohen edhe më shumë, ndërsa ka përmendur se investitori nga Sllovenia është i interesuar për investimin në ish fabrikën e peletit në Medvegjë. Projekti i tyre momentalisht është në Agjensionin Zhvillimor të Serbisë dhe nëse shkon gjithçka sipas planit, ata në Medvegjë do të hapin 110 vende të reja të punës.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues