28.12.2025.

PROCEDURA U NDRYSHUA PËR 100 EURO NGA SHTETI

  • In Lajme
  • 8. May 2020.
  • 46 Views
PROCEDURA U NDRYSHUA PËR 100 EURO NGA SHTETI

Beograd- Ministri i financave Sinisha Mali përsëriti në Qeverinë e Republikës së Serbisë informacionin më të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen financiare prej 100 euro, shkak se ende vijnë pyetjet e qytetarëve në lidhje me të.

Beograd– Ministri i financave Sinisha Mali përsëriti në Qeverinë e Republikës së Serbisë informacionin më të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen financiare prej 100 euro, shkak se ende vijnë pyetjet e qytetarëve në lidhje me të.

Ai veçanërisht përmendi që emri dhe mbiemri nuk do të jepen, raporton B92.

Prandaj, të gjithë qytetarët e rritur të Republikës së Serbisë të cilët kanë vendbanim në territorin e Republikës së Serbisë në ditën kur hyn në fuqi  kjo rregullore (24 prill 2020), me letërnjoftim  të vlefshme, kanë të drejtën për ndihmën e  njëhershme  në shumë prej 100 euro në dinarë.

"Shumë thjeshtë, brenda një minutë të gjithë do të kenë mundësinë të aplikojnë," tha Mali në sallën e konferencave për shtyp të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Nga 15 maji deri më 5 qershor 2020, qytetarët e rritur të Republikës së Serbisë do të jenë në gjendje te aplikojne për pagimin e ndihmës financiare  në mënyrën e mëposhtme: në mënyrë elektronike, më saktë përmes portalit të Thesarit, ose përmes telefonit.

Qytetarët do të informohen për numrin e telefonit në kohën e duhur, përpara se qendra e kontaktit të fillojë punën.

Gjatë regjistrimit  qytetarët do të japin këto të dhëna: numrin e letërnjoftimit dhe numrin personal, emrin e bankës në të cilën kanë një llogari, ose në të cilën ata duan të hapin një llogari rrjedhëse,tha Mali.

Pasi të aplikojnë, institucionet kompetente do të bëjnë gjithçka për ta, përfshirë hapjen e një llogarie të veçantë.

Pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale do të regjistrohen automatikisht për pagesën e ndihmës financiare e cila do të fillojë për ta me 15 maj 2020, tha Mali.

"Ka shumë qytetarë që kanë nevojë për ato para shumë. "Kur ju shikoni një familje me katër anëtarë me fëmijë të rritur, nga të cilat ka shumë në Serbi, kjo është 400 euro për familje, që do të thotë një pagë më shumë në shtëpi", shtoi ministri.

"Të dhënat e qytetarëve do të mbrohen absolutisht, nuk kemi frikë nga mundësia e keqpërdorimit të atyre të dhënave. Kur i paguajmë ato 100 euro, ai regjistër fshihet. "Kam shpenzuar orë të tëra për të krijuar një sistem sigurie dhe nuk do të kemi problem me përdorimin e të dhënave", tha Mali.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka