28.12.2025.

PREZANTIMI I PROGRAMIT EKONIMIK PËR NDARJEN E SUBVENCIONEVE PËR NDËRMARRJE TË VOGLA DHE TË MESME NË MEDVEGJË

  • In Lajme
  • 9. August 2013.
  • 42 Views
PREZANTIMI I PROGRAMIT EKONIMIK PËR NDARJEN E SUBVENCIONEVE  PËR NDËRMARRJE TË VOGLA DHE TË MESME NË MEDVEGJË

Trupi Koordinues  për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka marrë vendimi të përsëritet konkursi për ndarjen…

Trupi Koordinues  për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka marrë vendimi të përsëritet konkursi për ndarjen e mjeteve të pa kthyeshme për zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme si dhe për kooperativa bujqsore në komunën e Medvegjës. Përfaqësuesit e Trupit Koordinues do të mbajnë  prezantimin e programit ekonomik dhe do ti informojnë të gjithë sipërmarrësit e interesuar për  kushtet e konkursit. Shuma e përkushtuar për sipermarresit   e komunës së  Medvegjës është 12 milionë euro.

Shërbimi i trupit Koordinues i fton të gjithë sipërmarrësit e interesuar në prezentimin e programit ekonomik për ndarjen e subvencioneve.

Prezentimi do të mbahet:

të hënën me 12 gusht në orën 11 në sallën e Kuvendit Komunal në Medvegjë.

Qëllimi i këtij programi është që të ndihmohet zhvillimi ekonomik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe hapja e vendeve të punës.

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака