02.01.2026.

PRESHEVA U BË ME NOTER TË PARË

  • In Lajme
  • 4. August 2017.
  • 130 Views
PRESHEVA U BË ME NOTER TË PARË

Preshevë – Komuna e Preshevës ka fituar noterin e parë, ndërsa qytetarët më nuk duhet të shkojnë 70 kilomentra t`i vërtetojnë dokumentetet e tyre deri në Vrajë. Zëdhënsi i kryeshefit të administratës komunale Avni Aliti tha se emërimi i noterit është i mirëserardhur për qytetarët e Preshevës, sepse në të kaluarën vërtetimi i dokumenteve të rëndësisë më të madhe është bërë vetëm në Vrajë.

Në komunë deri më tani kemi vërtetuar diplomat dhe disa kontrata të vlerës së vogël, mirëpo për të gjitha kontratat të rëndësisë më të madhe është dashur të shkojmë në Vrajë. Ende nuk jemi njoftuar me noterin, i cili ka filluar të punoj më 27 korrik, dhe nuk e dijmë cilën punë dhe cila fusha mund t`i kryejmë tek ai, tha Aliti.

Për noterin e parë në Preshevë është emëruar Begzad Ilazi. Banorët e komunës së Preshevës nga regjistrimi i fundit të banorëve në vitin 2011, nuk kanë Gjykatë Themelore dhe Prokurorinë Themelore Publike si dhe noter, ndërsa pushtetit lokal me kërkes që të shpallë konkurs për noter iu është drejtuar Odës së Noterëve në vitin 2016.

BURIMI: Beta, Fonet dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака