Preshevë – Javën e kaluar ka filluar ndërtimi i zonës industrial në Preshevë, e cila do të shtrihet në gjithsej 16 hektarë.
Preshevë – Javën e kaluar ka filluar ndërtimi i zonës industrial në Preshevë, e cila do të shtrihet në gjithsej 16 hektarë.
Siç ka njoftuar udhëheqësia e kësaj komune, javën e kaluar ka filluar ndërtimi i rrugës kaluese nga stacioni hekurudhor deri në hyrje të zonës industriale. Sipas fjalëve të kryetarit të komunës Ragmi Mustafa, ndërtimi i rrugës i cili do të jetë i gjatë rreth 1000 metra do të finansohet nga komuna.
„Ky është projekti i parë i cili do të realizohet për ndërtimin e zonës industriale në Preshevë“, tha Mustafa.
Me ndërtimin e rrugës, zona industriale do të lidhet edhe me Koridorin 10 në mënyrë rrugore dhe hekurudhore.
“Kjo gjithsesi do të kountribuojë në tërheqjen e investitorëve potencial të huaj dhe përmirësimin e standartit të qytetarëve në komunën tonë”, deklaroi Mustafa.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues











