Preshevë – Fondacioni Ana dhe Vllade Divac ka dhuruar pajisjet për reagim në situatat e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, si edhe në komunat Suboticë, Shid, Llajkovcë, Sjenicë, Tutin dhe Dimitrovgrad, ka njoftuar ky Fondacion.

Vlera e donacionit, i cili përmbëhe nga barkat e gomës për shpëtim, jelekëve shpëtues, gjeneratorëve, pompave për tërheqjen e ujit, pajisjeve kompjuterike për zyrat e shtabeve komunale për situata të jashtëzakonshme, ka vlerën e 10 mijë dollar për një komunë, ndërsa vlera e përgjitshme e këtij projekti është 700.000 dollarë.
Donacioni i Fondacionit shkon në duart e komunave me të cilat punohet në forcimin e kapaciteteve të tyre për reagim në situatat kritike, ndërsa projekti “Përkrahja për vetqeverisjet lokale për përgjigje të krizës së refugjatëve”, Fondacioni Ana dhe Vllade Divac e realizon në bashkëpunim me Agjensionin Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.
Burimi: RTV Vojvodina dhe Trupi Koordinues