Preshevë – Iniciativa për themelimin e teatrit lokal është nisur në mbledhjen e parë të Organit të Përkohshëm, trup i cili është formuar pas shpërndarjes së kuvendit dhe do të udhëheq komunën e Preshevës deri në zgjedhje.

Tentimi i parë i themelimit të teatrit në Preshevë është bërë me kërkesë të Alternativës për Ndryshime menjëherë pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Atëherë udhëheqësia e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka bërë propozim projektin i cili është miratuar në Këshillin Komunal të atëhershëm, por projekti nuk është miratuar në mbledhjen e KK të Preshevës, i mbajtur pas koalicionit të rënë të cilin e ka udhëhequr Alternativa për Ndryshime.
Tani, pas miratimit të këtij vendimi, Presheva ka teatrit e saj e cila do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e kulturës. Përveç kësaj, kompententët presin që ky institucion kulturor lokal do të jetë mundësi për shumë aktorë të rinj nga ky territor.
Burimi: Presheva.com, Vrajske dhe Trupi Koordinues