28.12.2025.

PËRFUNDIMI I PROGRAMIT PËR PARKTIKË

  • In Lajme
  • 30. April 2013.
  • 36 Views
PËRFUNDIMI I PROGRAMIT PËR PARKTIKË

Të premtën më 26 prill është shënuar mbarimi i ciklit të tretë të „Programit për praktikë për të rinjët – pjesëtarë të pakicave në institucionet shtetërore në Republikën e Serbisë“.  Çertifikatat për kryerjen e suksesshme të praktikës, praktikantëve ia ndau ambasadori i Britanisë së Madhe Majkëll Devenport…

Të premtën më 26 prill është shënuar mbarimi i ciklit të tretë të „Programit për praktikë për të rinjët – pjesëtarë të pakicave në institucionet shtetërore në Republikën e Serbisë“.  Çertifikatat për kryerjen e suksesshme të praktikës, praktikantëve ia ndau ambasadori i Britanisë së Madhe Majkëll Devenport, ambasadori i Holandës Lloren Stokvis dhe drejtoresha e Zyres për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Suzana Paunoviq.

Dymbëdhjetë praktikantë, nga komuniteti shqiptar, boshnjak, dhe romë, gjatë gjashtë muajve kanë arritur njohuri për punën e administratës shtetërore, duke qenë të  kyçur në aktivitetet e institucioneve, të cilat e mbështesin këtë program. Të rinjët nga tri komunitetet kanë mbajtur praktikën në Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në Zyren për të drejtat e njeriut dhe pakicave, në Ministrinë e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, në Ministrinë e kulturës dhe informimit, në Ekipin për përfshirjen sociale dhe për uljen e varfërisë, dhe në Zyren për bashkëpunim me shoqëritë civile.

Ndarjes së çertifikatave i ka paraprirë seminari dyditor gjatë të cilit praktikantët me mentorkat e tyre kanë përmbledhur përshtypjet e arritura gjatë programit të praktikës.

Programin për praktikë e realizon Zyrja për të drejtat e njeriut dhe pakicave nën mbështetjen e Ambasadës së Birtanisë së Madhe dhe Ambasadës së Holandës.

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака