Bujanoc – Ndihmësi i ministrit të ekonomisë, Dragan Ugarçiq, sekretari shtetëro në këtë ministri, Millun Trubunac dhe drejtoresha e Fondit Republikan për Zhvillim të Serbisë, Sllagjana Backoviq, në shoqëri të deputetit popullor Nenad Mitroviq, kanë vizituar disa subjekte ekonomike në Bujanoc.

Vizita e delegacionit të lartë republican është organizuar për qëllim të njoftimit konkret me bizneset dhe problemet aktuale në bizneset e Bujanocit.
“Me këtë rast kemi biseduar për problemet aktuale ekonomik në komunën tonë. Kemi marrë premtim se përfaqësuesit e ministrive përkatëse, në bashkëpunim me ministritë e caktuara të Qeverisë së Serbisë, të tentojnë të ndihmojnë zgjidhjes së problemeve të theksuara. Në këtë mënyrë do të lehtësojmë punën e ekonomisë, duke krijuar kushte për hapjen e vendeve të reja punës dhe rritjen e pagave”, ka deklaruar deputeti popullor Nenad Mitroviq, pas takimit të përbashkët me anëtarët e delagacionit ekonomik dhe menaxhmentit të disa bizneseve vendore, i cili është mbajtur në Banjën e Bujanocit.
Përveç udhëheqësisë së Spitalit Special në këtë banjë shëruese, në krye me dr Stojança Savov, në këtë takim kanë marrë pjesë drejtori i Stacionit Veterinarik të Bujanocit,
“Bivodës”, “Feldspatit” dhe “Gumoplastikës”, Miodrag Millkoviq, Nenad Zafiroviq, Zvonko Stoilkoviq dhe Sërbolub Dimitrijeviq, si edhe sekretarine Kryqit të Kuq të Bujanocit, Bratisllave Llazareviq.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit për Zhvillim, para takimit kanë vizituar kompaninë “Megal” në Bujanoc, Industrinë e Duhanit në Bujanoc dhe fabrikën e dyshekëve “Simpo”.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues