02.01.2026.

PËR NJË VIT E GJYSMË RRETH 300 THIRRJE NË SOS TELEFONIN NË VRAJË

  • In Lajme
  • 26. July 2017.
  • 39 Views
PËR NJË VIT E GJYSMË RRETH 300 THIRRJE NË SOS TELEFONIN NË VRAJË

Vrajë – Në implementimin e Ligjit të rim bi Ndalimin e dhunës në familje, situatë kritike është kur pas largimit të dhunuesit nga shtëpia apo banesa, ai kthehet në të njejtën hapësirë.

Vrajë – Në implementimin e Ligjit të rim bi Ndalimin e dhunës në familje, situatë kritike është kur pas largimit të dhunuesit nga shtëpia apo banesa, ai kthehet në të njejtën hapësirë.

Ky është momenti kur institucionet kompetente duhet me kujdes që të vlerësojnë sigurinë e grave dhe fëmijëve, në mënyrë që sa më mirë të sigurohet siguria e tyre”, tha Suzana Antiq Ristiq, përfaqësuese e Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe SOS telefonit në Vrajë.

Thotë se SOS telefoni në Vrajë, gjatë vitit 2016, ka pranuar 191 thirrje, prej të cilëve 131 thirrje nga gratë. Këtë vit, prej janarit deri në qershor, janë pranuar 97 thirrje, prej të cilave 87 thirrje nga gratë.

„Të paraqitet secili që dëshiron që të informohet për problemit dhe të njihet me drejtat e tij. Për këtë ne jemi, ndërsa ofrojmë edhe ndihmën falas juridike dhe psikosociale. Thirrja në SOS telefon në Vrajë mund të bëhet edhe në mënyrë anonime”, tha Antiq Ristiq.

Ligji i rim bi Ndalimin e Dhunës në familje është vënë në fuqi më 1 qershor 2017, dhe ai përfshin dy masa urgjente: masën e largimit të personit nga hapësira në të cilën është kryer dhuna dhe masën e ndalimit të komunikimit dhe afrimit së viktimës së dhunuar.

„Zemërim nga ana e personit i cili kryen dhunë është rritur me largimin e tij, përshkak se ndihet i tepër i turpëruar dhe i paragjykuar publikisht, sepse të gjithë e shohin se ai është dhunues. Pastaj, ndëgjojmë deklarata “ajo mua do të më dëbojë”, “do ta vras kur të kthehem” dhe të ngjajshme”, tha Antiq Ristiq.

“Vetëm njohja e momenteve kritike në aspektin viktimë-dhunues dhe njohja e përgjithshme e dhunës në familje është hapi i parë për parandalimin e fundit fatal”, thotë Antiq Ristiq dhe shtonë se disa idividë në institucione në të ardhmen duhen që t`i kushtojnë rëndësi në këto momente kritike, gjë që i garanton edhe Ligji i ri mbi Ndalimin e Dhunës në Familje.

„Është e rëndësishme që të jesh i informuar se a jeni në një dhunë familjare apo partnere, kush mund t`ju ndihmoj dhe si në kohë të mbroheni. Numrat e SOS telefonit në Vrajë janë 017/410-822 dhe066/410-822, mail: sosvr@hrcvr.org“, thekson Antiq Ristiq.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues 

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka