Preshevë – Komuna e Preshevës për herë të parë para miratimit të buxhetit për vitin ardhshëm ka organizuar debatin e hapur me qytetarët dhe shfrytëzuesit e buxhetit komunal. Debati duhet të ndihmoj që buxheti për vitin 2017, të jetë më kualitativ dhe transparent nga ai i mëparshëm, ka njoftuar kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Debati publik organizohet “përshkak se buxheti nuk është vetëm koleksion i numrave, por edhe reflektim i vlerave dhe aspiratat drejt asaj të cilës dëshirojmë të ndërtojmë dhe zhvillojmë në komunën dhe ardhmërinë tonë”, ka thënë Arifi.
Në debatin publik janë të ftuar drejtorët e institucioneve publike dhe shkollave të mesme dhe fillore, kryeshefat e në vetqeverisjet lokale, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe partive politike, ndërmarrësit lokal, organizatat e të rinëjve dhe studentëve, si dhe qytetarët e komunës së Preshevës.
Debati publik do të zgjas prej të hënës deri të shtunën (prej 17 deri 22 tetor) në hapësirat e komunës dhe Shtëpisë së Kulturës në Preshevë.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues