Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard, sot në takimin me ministreshën e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçkin, ka lavdëruar sfidat e kësaj Ministrie në krijimin e komunikimit të rregullt me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale nga mjediset multietnike dhe me këshillat nacional të pakicave në mënyrë të avansimit të kualitetit të jetës të të gjithë qytetarëve.

Siç ka njoftuar Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, Burkhard ka diskutuar me nënkryetaren e Qeverisë së Serbisë dhe ministreshën Udoviçki rreth aktiviteteve të ardhshme dhe të përbashkëta në fushën e realizimit të të drejtave të pakicave kombëtare.
Arsyeja e menjëhershme për takim ka qenë vizita e nënkryetares së Qeverisë në komunat e jugut të Serbisë, vizitë e realizuar më 3 mars, e cila me sukses ishte realizuar me ndërmjetësimin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe në të cilën kishte marrë pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së.
Duke kujtuar takimet në Bujanoc, Udoviçki përcolli përshtypjen se në këto mjedise multietnike egziston gadishmëri për vazhdimin e takimeve të ndërprera rreth shtatë pikave të definuara në vitin 2013, në mes pushtetit lokal, përfaqësuesit të pakicës dhe Qeverisë së Serbisë, është thënë në kumtesë.
"Për t`i zgjedhur të gjitha çështjet, është e nevojshme që konstruktivisht të zgjidhen problemet e hapura në gjyqësor, arsim, shëndetësi, por është edhe i diskutueshëm numri i banorëve në këto komuna, të cilin regjistrim pakica kombëtare shqiptare masovikisht e kishte bojkotuar në vitin 2011", ka thënë Udoviçki.
Ajo ka theksuar se pret ndihmën e të gjitha palëve të interesuara duke përfshirë dhe organizatat ndërkombëtare, në mënyrë gjetjes së zgjidhjes të përshtatshme për të gjitha palët dhe e cila do të tregoj situatën reale.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar që në këto dhe në tjera çështje të vazhdohen bisedimet ashtu që në një të ardhme të afërme do të aktivizohet dialogu përmes Këshillit Republikan për Pakica Kombëtare, thuhet në njoftim.
Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues