02.01.2026.

ORGANIZATA TURISTIKE E BUJANOCIT PUNON NË PROJEKTIN E KATEGORIZIMIT TË AKOMODIMIT PRIVAT

  • In Lajme
  • 16. November 2016.
  • 36 Views
ORGANIZATA TURISTIKE E BUJANOCIT PUNON NË PROJEKTIN E KATEGORIZIMIT TË AKOMODIMIT PRIVAT

Bujanoc – Organizata Turistike e Bujanocit (OTB) ka aplikuar në ambasadën e Republikës së çekisë në Serbi për mjetet financiare për përpilimin e projektit të kategorizimit të objekteve të akomodimit privat dhe edukimin e pronarëve të tyre.

„Punët e kategorizimit të amviserive turisike fshatare dhe objekteve për dhënien me qira të dhomave janë në kompentencë të komisionit komunal pesë anëtarësh në të cilën përfshihet edhe OTB-ja. Në bazë të vendimit mbi kategorizimin e objekteve, të cilat i lëshon vetqeverisja lokale, qiradhënësi me Organizatën Turistike nënshkruan kontratë mbi qiranë. Pastaj pason shënimi i objekteve dhe edukimi i pronarëve të tyre”, tha turizmologu Stanko Ikiq, i cili është bashkëpunëtor i pavarur profesional në OTB.  

Në territorin e komunës së Bujanocit deri më tani janë kategorizuar 15 objekte të akomodimit privat, porn ë Organizatën Turistike vlerësojnë se ka rreth katërdhjetë.

Këto objekte disponojnë 120 shtretër për lëshim me qira. Vlera e taksës së qëndrimit, e cila shkon në buxhetin e komunës së Bujanocit është 40 dinarë për persona fizik dhe 60 dinarë për persona juridik.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака