01.01.2026.

ORGANIZATA TURISITKE MEDVEGJA NË PANAIRIN E NOVI SADIT

  • In Lajme
  • 4. October 2016.
  • 54 Views
ORGANIZATA TURISITKE MEDVEGJA NË PANAIRIN E NOVI SADIT

Medvegjë – Përfaqësuesit e organizatës turistike të komunës së Medvegjës dhe Spitalit Specialistik për Rehabilitim “Gejzer”, prej 28 shtatorit deri më 2 tetor, kanë qëndruar në panairin e 49 të gjyetisë, peshkimit, sportit dhe turizmit në Novi Sad.

Shtandi i përbashkët i Organizatës Turistike të komunës së Medvegjës dhe Entit për Rehabilitimin Special “Gejzer” nga Banja e Sijarinës, ka qenë shumë i vizituar. Në shtandë vizitorët e panairit kanë mundur të njoftohen me potencilaet turistike të komunës së Medvegjës, posaçërisht me potencialet e Banjës së Sijarinës. Sipas fjalëve të Lubisha Ristiqit, drejtorit të organizatës dhe Radivoje Saviqit, shefit të marketingut të SSR “Gejzer”, marrja pjesë në këtë panair ka lënë përshtypje pozitive tek vizitorët, kështu që sezonin e ardhshëm turisitk pritet frekuentim më i mirë nga ana e vizitorëve të panairit.

Agjensionet turistike kanë prezentuar spektrin e gjërë të ofertave, nga destinacionet vendore me aranzhmanet e ndryshme dimrore dhe veror, deri tek udhëtimi në pjesët egzotike të botës.

Në Panairin e Turizmit janë prezentuar edhe qendrat e tona turistike Zllatibor dhe Kopaonik, organizatat e Serbisë, Vojvodinës, Beogradit, Novi Sadit, Prijepolës, Ivanjicës, Pozhegës, Pozharevcit dhe Medvegjës, si edhe komunat potenciale nga Vojvodina. Segment i rëndësishëm i këtij panairi është turizmi i verës dhe kuzhinës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака