Sombor – Ambasadori gjerman në Serbi, Akel Ditman, në konferencën për gazetarë në Sombor të cilën e ka mbajtur me ministrin e punës, punësimit dhe çështjeve veterane dhe sociale, Aleksandar Vulin…
Sombor – Ambasadori gjerman në Serbi, Akel Ditman, në konferencën për gazetarë në Sombor të cilën e ka mbajtur me ministrin e punës, punësimit dhe çështjeve veterane dhe sociale, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë ka miratuar mjetet në vlerë prej 900.000 eurove për projektin më të ri të organizatës gjermane „Help“ në Serbi, mjetet të cilat dedikohen për renovimin dhe pajisimin e gjashtë shtëpive të shëndetit në Serbi, të cilat ndodhen në Sombor, Shid, Kanjizh, Soboticë, Preshevë dhe Pirot. Me këto mjete kjo organizatë do të renovoj dhe objektet për pranimin e përkohshëm të refugjatëve.
Ditman ka deklaruar se është fjala për një projekt të qëndrueshëm.
„Shikuar për një afat të shkurtë, shtëpitë e shëndetit do t`i shërbejnë refugjatëve, ndërsa për një afat të gjatë do t`i shërbejn shërbimeve mjekësore të banorëve lokal“, ka thënë Ditman.
Gjermania mbështet Serbinë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve me shumë projekte, vlera e të cilëve arrin prej rreth katër milion euro.
Burimi: Danas, B92 dhe Trupi Koordinues











