Bujanoc – Forumi Rinor për Edukimin e Romëve në Bujanoc (OFER) do të siguroj tekstet shkollore për 252 nxënësit e rrezikuar social të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc. Për këtë qëllim do të shpenzohen 600.000 dinarë.

Bujanoc – Forumi Rinor për Edukimin e Romëve në Bujanoc (OFER) do të siguroj tekstet shkollore për 252 nxënësit e rrezikuar social të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc. Për këtë qëllim do të shpenzohen 600.000 dinarë.
“Mjetet financiare do të fitojmë pas rebalansit të buxhetit të komunës së Bujanocit. Me këto të holla do të blejmë vetëm tekstet shkollore më të nevojshme për klasën e parë deri në klasën e shtatë, të cilët do të ndahen në bazë të regjistrave të bërë në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, ka thënë Kenan Rashitoviq, drejtori egzekutiv i OFER-it.
„Në fillim të shkollës fillore kemi ndarë një numër të librave të cilat janë blerë viteve të mëparshme dhe të cilat përdoren për mësim edhe këtë vit. Kemi dhën edhe tekste shkollore për rreth 50 nxënës me kushte të vështira sociale në shkollën profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc. Problem paraqesin vetëm ato libra të cilat ende nuk kanë dal nga botimi. Do të vazhdojmë që nxnësve të shkollave fillore do t`i sigurojmë edhe diçka nga materiali shkollor të cilin sëshpejti do ta distribuojmë”, ka thënë Rashitoviq.
OJQ “Forumi Rinor për Edukimin e Romëve” është themeluar në vitin 2002, për qëllim “të krijimit të mjedisit human në të cilin të gjithë fëmijët, të rinjët dhe prindërit e tyre do të integrohen në shoqëri”
Dy vite më vonë, OFER-i ka filluar që për nxënësit e shkollave fillore të ndaj tekste shkollore. Dhe kështu për çdo vit pa ndërpre ka vazhduar, në përputhje me mundësitë e veta financiare.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











