Preshevë – Përmes Qendrës për Pranim në Preshevë, për 24 orët e fundit kanë kaluar rreth 7.000 emigrantë, çka është një numër rekord.
Preshevë – Përmes Qendrës për Pranim në Preshevë, për 24 orët e fundit kanë kaluar rreth 7.000 emigrantë, çka është një numër rekord.
Emigrantët kanë ardhur nga Maqedoina në grupe të mëdha, ndërsa shumica prej tyre janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.
Në Preshevë momentalisht 4.000 njerëz priten të regjistrohen.
Regjistrimi është detyrim për të gjithë dhe për këtë është rritur numri i ekipeve të cilët punojnë në qendrën për pranim në mënyrë që të gjithë emigrantët me një afat shkurt të marrin dokumente, ushqim dhe ndihmën mjekësore.
Ekipet e Kryqit të Kuq në Preshevë dje dhe mbrëm kanë ndarë rreth 3.000 pallto për shi dhe po aq shuajtje, mirëpo mungon veshja dhe mbathja e nxehtë, para së gjithash për fëmijët.
Burimi: RTS, Blic dhe Trupi Koordinues











