01.01.2026.

NJOHJA E QYTETARËVE TË JUGUT TË SËRBISË ME MIGRANTËT PËR MES EKSPOZITËS SË FOTOGRAFISË

  • In Lajme
  • 2. July 2018.
  • 44 Views
NJOHJA E QYTETARËVE TË JUGUT TË SËRBISË ME MIGRANTËT PËR MES EKSPOZITËS SË FOTOGRAFISË

Preshevë, Bujanoc, Vranjë – Fundjavën e kaluar në Preshevë, Bujanoc dhe Vranje, u mbajtën një sërë ngjarjesh përmes të cilave njerëzit lokalë u njoftuan me "fqinjët" e tyre të vendosur në qendrat e migrantëve.

Refugjatët nga Lindja e mesme dhe Azia qendrore qëndrojnë në afërsi të disa qyteteve serbe pa kontakt të vërtetë me komunitetin lokal.

“Bëhet fjalë për përfaqësuesit e kulturave të mëdha dhe të pasura, si përgjat  historisë ashtu edhe sot. Megjithëse kultura persiane, e cila kryesisht përfaqësohet më së shumti në qendrat e migrimit dhe kulturën serbe në të kaluarën ato shpesh ndërthuren dhe kjo ishte një mundësi e vërtetë për t'u njohur më mirë. Është e sigurtë se ekziston dalimi, por banorët e qyteteve serbe u befasuan nga ngjashmëritë ", thanë organizatorët e ngjarjes.

Ekspozita e fotografive me temën e krizës së migrantëve u paraqit të shtunën më 30 qershor përpara  qendrës tregtare në qendër të Vranjës dhe kalimtarët patën mundësinë të bisedonin me refugjatët. Qytetarëve u shpërndanë maica si gjest simbolike dhe si  kujtim në këtë takimi të njerëzve të kulturave të ndryshme që jetojnë në të njëjtin qytet.

E njëjta ngjarje u mbajt në Preshevë të dielën, ndërsa ekspozita në Bujanoc do të mbahet sot.

Projektin e ka realizuar organizata joqeveritare RAS (Refugee Aid Serbia).

Burimi: Lajme nga jugu  dhe Trupi koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka