Bujanoc – Organizata për Zhvillim dhe Demokraci në Bujanoc (OZHD) ka filluar disa programe mbështetëse që nga fillimi i epidemisë së virusit korona në vendin tonë.
Bujanoc – Organizata për Zhvillim dhe Demokraci në Bujanoc (OZHD) ka filluar disa programe mbështetëse që nga fillimi i epidemisë së virusit korona në vendin tonë.
OZHD mori pjesë në blerjen e maskave duke organizuar gra në komunën e Bujanocit për të qepur maska për Ndihmën e Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Në bashkëpunim me Federatën e Prodhuesve të Rakisë në Serbi, 70 l alkool u siguruan për Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Në bashkëpunim me grupin informal të “Vizionarëve”, i cili bashkon pronarët e printerëve 3D në Serbi, OZHD siguroi mbrojtëse për fytyrë për mjekët dhe infermierët në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Të hënën, më 6 prill, Organizata për Zhvillim dhe Demokraci në Bujanoc filloi Programin e Ndihmës Juridike gjatës kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Qytetarët e Bujanocit mund të kontaktojnë Ekipin Juridik të kësaj organizate duke plotësuar formularin në dispozicion në http://infoaktivist.org.rs/besplatna-pravna-pomoc-u-vreme-covid-19/ (në serbisht dhe shqip) , si dhe përmes adresës së postës elektronike pravnapomoc@infoaktivist.org.rs.
Organizata e Zhvillimit dhe Demokracisë në Bujanoc do të përpiqet të sigurojë mbështetje të mëtejshme për t'iu përgjigjur krizës në komunat e Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në bashkëpunim me partnerët. Ajo gjithashtu do të fillojë aktivitete të përbashkëta me organizatat e interesuara të shoqërisë civile në jug të Serbisë.
Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues











