03.01.2026.

„NETËT E GEJZERIT“ FILLOJNË MË 26 KORRIK

  • In Lajme
  • 11. July 2017.
  • 30 Views
„NETËT E GEJZERIT“ FILLOJNË MË 26 KORRIK

Medvegjë – Manifestimi jubilar i “Netëve të gejzerit” në Banjë të Sijarinës do të filloj të mërkuren, më 26 korrik, në hapjen zyrtare dhe koncertin e Snezhana Babiq Sneki, ndërsa në natën e shtatë vizitorët do të mund të kënaqen në përformimin e Mirosllav Iliqit.

Organizatorët janë munduar që të sjellin edhe emra të njohur të estradës vendore, ndërsa në kuadër të manifestimit do të organizohet edhe kurorëzimi i shumë çifteve nën gejzer.

Për të gjithë vizitorët e këtij manifestimi është organizuar transporti nga Medvegja. Autobusi kalon nga qendra e Medvegjës çdo mbrëmje para fillimit të manifestimit, ndërsa kthimi në të njejtën mbrëmje pas përfundimit të programit kulturoro-artistik.

Organizatorët e “Netëve të gejzerit” janë Organizata Turistike e komunës së Medvegjës, në bashkëpunim me spitalin special për rehabilitim “Gejzer” në Banjë të Sijarinës, ndërsa sponsor të këtij manifestimi janë Ministria e Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe komuna e Medvegjës.

Burimi: Juzhne Vesti, Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака