Vrajë – Në hotelin “Përzhar” në Vrajë, është mbajtur takimi i dytë i Këshillit Administrativ i programit zhvillimor të Progresit Europian.

Vrajë – Në hotelin “Përzhar” në Vrajë, është mbajtur takimi i dytë i Këshillit Administrativ i programit zhvillimor të Progresit Europian.
Në takim janë prezentuar rezultatet të cilët Programi i ka bërë gjatë vitit të dytë të realizimit, ndërsa pastaj anëtarët e Këshillit Administrativ kanë shqyrtuar propozimet për financimin e projekteve të infrastrukturës lokale, projektet mbështetëse për kompanitë mikro dhe të vogla, projektet e vetëpunësimit të rinjëve, si dhe aktivitetet të cilat kontribojnë në përfshirjen sociale të romëve dhe romeve.
Këshillit Administrativ iu është prezentuar edhe propozimi për ofrimin e mbështetjes për vetqeverisjet lokale në zbatimin e sistemit elektronik për dhënien e lejeve të ndërtimit, ndërsa është shqyrtuar edhe kriteret e thirrjeve publike për realizimin e programit për avansim profesional në vetqeverisjet lokale, si edhe kriteret për fazën e dytë të përkrahjes së grupeve të prodhuese bujqësore.
Në këtë takim morrën pjesë përfaqësuesit e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Integrime Europiane, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ministrive relevante, 34 komunat e përfshira në programin e Progresit Europian, përfaqësuesit e agjensioneve dhe projekteve zhvillimore, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese – UNOPS, si partner egzekutiv ka pasur rolin e sekretarit në Këshill.
Realizimin e Progresit Europian, program i cili kontribon në zhvillimin e qëndrueshëm të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, Unionit Europian dhe Qeveria e Zvicrrës e mbështesin me gjithsej 24,46 milionë euro. Programi ka qëllim forcimin e administrimit lokale, krijimin e mjedisit të favorshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si edhe përmirësimin e realizimit të politikave në fushën e inkluzionit social.
Programi i Progresit Europian përfshin 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazarin, Ivanjicën, Novi Varoshin, Pribojin, Prijepolën, Rashkën, Sjenicën dhe Tutinin në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokuplën, Bllacën, Zhitoraxhën, Kurshumlinë, Leskocin, Bojnikun, Vllasotincën, Lebanin, Medvegjën, Cërna Travën, Vrajën, Bosilegradin, Bujanocin, Vlladiçin Hanin, Preshevën, Surdulicën, Tërgovishtën, Brusin, Aleksincën, Gaxhin Hanin, Dolevacin, Meroshinën, Svërlingun, Babushincëm, Bella Pallankën dhe Knjazhevcin në juglindje të vendit.
Burimi: Jugpres, Jugmedia dhe Trupi Koordinues











