29.12.2025.

NË VAZHDË ËSHTË PARAQITJA PËR NDJEKJEN E E-TRAJNIMIT MBI BARAZINË GJINORE NË NIVEL LOKAL (AFATI: 12 NËNTOR 2019)

  • In Lajme
  • 7. November 2019.
  • 34 Views
NË VAZHDË ËSHTË PARAQITJA PËR NDJEKJEN E E-TRAJNIMIT MBI BARAZINË GJINORE NË NIVEL LOKAL (AFATI: 12 NËNTOR 2019)

Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave (KPQK) organizon trajnim elektronik (mësim në distancë) me temën "Barazia gjinore në nivelin lokal". Trajnimi ka për qëllim vendimmarrësit dhe punonjësit në qytete dhe komuna me qëllim të ofrimit të mbështetjes për qeveritë lokale duke forcuar aftësinë e tyre për të adoptuar dhe zbatuar integrimin gjinor në praktikën e përditshme.

Fillimi i trajnimit elektronik është planifikuar për ditën e enjte në 14 nëntor dhe do të zgjasë për pesë javë, deri më 15 dhjetor 2019. Trajnimi është i organizuar në kuadër të projektit "Mbështetje për krijimin e parimeve të qeverisjes së mirë, me theksim të vetëqeverisjes lokale", ose në kuadër të projektit "Mbështetje ndaj barazisë gjinore në nivelin lokal", i realizuar nga KPQK, i mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve të përfunduara është e marta, 12 nëntor 2019, deri në orën 14:00, natasa.okilj@skgo.org.

Pjesëmarrësit në trajnimin elektronik gjithashtu duhet të marrin pjesë në mbledhjen fillestare një-ditore për fillimin e trajnimit elektronik, ku ata do të marrin informacionin bazë mbi programin e trajnimit, mentorët dhe mënyrën e punës dhe përdorimit të platformës së mësimit në distancë KPQK. Tubimi fillestar do të mbahet në Beograd të mërkurën, 13 nëntor, duke filluar nga 10.30.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Natasa Okilj, këshilltare për barazi gjinore në e-mail: natasa.okilj@skgo.org, tel. 064 / 870-33-19.

Informacione të mëtejshme mbi trajnimin elektronik mbi barazinë gjinore, si dhe thirrjen, informacione për aplikimin për trajnim dhe formularin e aplikimit, janë në dispozicion në http://www.skgo.org/vesti/detaljno/2273/pocinje-e-obuka-o-rodnoj-ravnopravnosti-na-lokalnom-nivou

Burimi: www.skgo.org dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака