Bujanoc – Beograd – 58 studentë të rinj deri më tani janë regjistruar në shkollën e lartë për edukatorë në Bujanoc. Viti shkollor 2022/2023 nisi sot ndërsa brucoshëve në një ceremoni në Shtëpinë e kulturës u shpërndanë indekset.

Numri i nxënësve të saporegjistruar nuk është përfundimtar, sepse po zhvillohet raundi i tretë i regjistrimit për fushën e edukimit të mësuesve për punë në parashkollor.
“Pra, presim që numri i studentëve të rinj të rritet edhe më tutje”, tha Marija Mojoviq Filipoviq, udhëheqëse e departamentit në Bujanoc.
Janë 100 vende në vitin e parë, shtoi ajo, 50 për studentët e vetëfinancuar dhe ata me buxhet.
“Nxënësit tanë janë kryesisht nga jugu i Serbisë, përkatësisht nga Pçinja, Jablanica, Anamorava e Kosovës dhe i Nishavës. Këtë vit interesimi për shkollën tonë është vërtet i madh”, thotë Mojoviq Filipoviq.
Studimet bazë akademike për edukatore zgjasin tre vjet.
Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinus