01.01.2026.

NË RRETHIN PÇINJËS DERI MË TANI JANË MBYTUR 466 KAFSHË

  • In Lajme
  • 4. July 2016.
  • 33 Views
NË RRETHIN PÇINJËS DERI MË TANI JANË MBYTUR 466 KAFSHË

Bujanoc, Preshevë – Deri të premten në shtatë komunat e Rrethit të Pçinjës janë mbytur 466 kafshë të infektuara me virusin e “lëkurës së enjtur”, ka vërtetuar Shtabi Nacional për luftën kundër të kësaj sëmundjes së kafshëve.

Në Rrethin e Pçinjës ka edhe 66 kafshë të cilat dyshohet se janë të sëmura, kështu që pritet që numri i kafshëve të mbytura të kaloj mbi 500.

„Situata ende është e vështirë në komunën e Bosilegradit, ku deri më tani në mënyrë humane janë mbytur 230 kafshë”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit të Serbisë dhe krytari i shtabit nacional dr Dragan Gllamoviq.

Pas Bosilegradit vazhdon Tërgovishtja me 91 kafshë, Bujanoci me 39, Vraja 37, Surdulica 18, Vlladiçin Hani 11 dhe Presheva me dy kafshë të mbytura.

Akisoni i vaksinimit të lopëve kundër kësaj sëmundje me sukses është kryer në të gjitha komunat e Rrethit të Pçinjës.

Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака