01.01.2026.

NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË 600 REFUGJATË

  • In Lajme
  • 4. April 2016.
  • 40 Views
NË QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË 600 REFUGJATË

Preshevë – Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, ka deklaruar se në Qendrën për Pranim në këtë qytet ende janë të akomoduar rreth 600 refugjatë nga Lindja e Afërt. Ata gjenden aty prej fillimit të marsit dhe mbylljes së kufijve në rrugën ballkanike të refugjatëve.

Halimi ka deklaruar se nuk ka ndryshime në numrin e refugjatëve të cilët janë të akomoduar në Qendrën për Pranim në Preshevë, përkatësisht se nuk ka grupe të mëdha të njerëzve të cilët vijnë në qendër apo largohen nga qendra.

“Gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë incidentë. Në ditë ndajmë prej 300 deri 600 shuajtje falas, ndërsa përveç ushqimit për refugjatë që e sigurojmë ne, ka edhe disa organizata humanitare që e bëjnë këtë”, ka thënë Halimi.

Sipas të dhënave të tij, përveç pakove të ushqimeve të thata dhe mjeteve higjienike, refugjatët në qendër marrin edhe supë dhe çaj, të cilat i përgadit Kryqi i Kuq lokal.

Burimi: Beta, Tanjug, B92 dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka