Preshevë – Në Qendrën për Pranim në Preshevë gjatë festave të fundvitit në ditë kanë arritur rreth 1.200 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilët menjëherë pas regjistrimit dhe marrjes së dokumenteve të nevojshme kanë vazhduar rrugën drejt Shidit.
Preshevë – Në Qendrën për Pranim në Preshevë gjatë festave të fundvitit në ditë kanë arritur rreth 1.200 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilët menjëherë pas regjistrimit dhe marrjes së dokumenteve të nevojshme kanë vazhduar rrugën drejt Shidit.
Në Kryqin e Kuq në Preshevë thonë se ka mjaftueshëm rroba të nxehta, mbathje dhe ushqim, mirëpo përveç kësaj shumë emigrantë arrijnë në Serbi me probleme shëndetësore.
Ahmet Halimi, sekretar i Kryqit të Kuq në Preshevë, thotë këto organizata humanitare, si dhe të gjitha shërbimet tjera të cilat merren me pranimin e refugjatëve, kanë punuar edhe gjatë festës dhe se nuk ka pasur asnjë pengesë.
“Refugjatët arrijnë çdo ditë, kështu ka qenë edhe gjatë ditëve festive kur mesatarisht në ditë kanë ardhur rreth 1.200 persona. Aktivistët e Kryqit kanë punuar pa ndërprerje edhe gjatë natës së Vitit të Ri, kur kemi shpërnda edhe dhuratat për fëmijë”, tha Halimi.
Refugjatët përshkak të borës dhe kohës së ftohtë prej pikës në Miratoc udhëtojnë me autobusa deri tek Qendra për Pranim në Preshevë.
„Ka rënë bora dhe temperatura është rreth minus tetë, përshkak kësaj është organizuar edhe transporti i autobusave prej Miratocës deri në Preshevë“, tha Halimi.
Kryqi Kuq ndan shuajtje të thata, ushqim dhe konzerva, qumësht, bukë si dhe pakot speciale për fëmijë dhe gra.
Mjeku Mitat Sahiti, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, thotë se përshkak të borës dhe kohës mjaft të ftohtë është rritur numri i refugjatëve, ku në mesin e të cilëve ka shumë fëmijë të cilët arrijnë me vështirësi të shkaktuara nga ftohti i madh.
“Më së shumti familje të refugjatëve arrijnë me fëmijë të cilët janë të ftohur dhe temperatura të larta, ndërsa ndihma jipet edhe të sëmuarve kronik”, thotë Sahiti.
Atyrëve menjëherë pas hyrjes në Serbi i nënshtrohet ndihma mjekësore, ndërsa ekipet mjekësore nga qytetet e jugut të Serbisë, gjatë 24 orëve kujdestarojnë në Miratoc dhe Preshevë, kështu që deri tani nuk ka pasur pasoja të rënda shëndetësore.
“Kemi mjaftueshëm barëra për këto vështirësi, si dhe infuzione për ata të cilët kanë nevoj, kështu arrijmë që të gjithëve t’ua japin kujdesin shëndetësor”, ka thënë dr. Sahiti.
FoNet, Danas, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues











