Preshevë – Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, ka deklaruar se ditëve të fundit në Qendrën për Pranim arrijnë shumë më pak refugjatë se mëparë.
Preshevë – Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, ka deklaruar se ditëve të fundit në Qendrën për Pranim arrijnë shumë më pak refugjatë se mëparë.
Ai ka deklaruar se në ditët e fundit në Preshevë mesatarisht arrijnë rreth 200 refugjatë të cilët marrin ushqimin, veshjet dhe mbathjet e nevojshme.
„Në ditë ndajmë rreth 200 shuajtje, përveç ushqimit ata fitojnë edhe veshjet dhe mbathjet e nxehta dimërore, kështu që asnjë nuk ka mbetur i uritur apo i etur, ndërsa iu është siguruar edhe ndihma mjekësore“, ka thënë Halimi.
Ai ka shtuar se në depot ka mbathje dhe veshje të mjaftueshme dhe se është zvogëluar fluksi i refugjatëve dhe se kohën e mirë e përdorin për pastrim të detajuar dhe për rregullimin e Qendrës për Pranim, si dhe për vendosjen e konteinerëve të ri në të cilat do të vendosen numri më i madh i refugjatët po nëse vie deri tek fluksi i ri i emigrantëve dhe ardhja e kohës së ftohtë.
Halimi ka deklaruar se regjistrimi i refugjatëve kryhet shumë shpejtë dhe se ata pas marrjes së dokumenteve vazhdojnë rrugën në drejtim të Shidit.
Burimi: FoNet, Beta dhe Trupi Koordinues











