Bujanoc – Automjetet nga Zhuzhelica, Lilanca, Zhbevci, Kosharna, Bogdanovca, Bozhinjevci, Liqeni i Bujanocit dhe vendeve tjera të moravës në komunën e Bujanocit, të cilët që më shumë se dy vite shkojnë rrugëve alternative, sëshpejti do të kenë lidhjen e shumë pritur me Bujanocin.

Sigurisht, edhe këmbësorët më nuk do të munden që të rrezikojnë duke kaluar përmes urës së dëmtuar tek ish “Jugokopi”
Ura e re përmbi Moravës së Jugut, ndërtimi i të cilës ka filluar në tetor të vitit të kaluar dhe e cila ndodhet në afërsi të urës së vjetër të “Kafshëve”, do të duhej që të kryhet deri në mesin e muajit shtator të këtij viti.
Përfaqësuesit e konzorciumit të realizuesve të punimeve në pjesën e Koridorit 10 nga Sërpska Kuqa deri në Levosojë, thonë se ky objekt infrastrukturor, si dhe mbikalimi përmbi autoudhë, do të lëshon të parat për qarkullim.
Në vazhdë janë punimet në hidroizolimin dhe ndërtimin e rrugëve qarkullore, kështu që nëse nuk do të ndodhë ndonjë e papritur, ura re do të lëshohet për qarkullim për rreth një muaj e gjysme.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues